Google ADS

Fisnik Ismaili i dërgon një porosi PDK-së

12:35 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputeti i zgjedhur i lëvizjes “Vetëvendosje”, Fisnik Ismaili, i ka dërguar një porosi PDK-së.

Ismaili ka ftuar PDK-në që të nguten për shpejtuar procedurat e tyre kundër VV-së në prokurori, sepse sipasj tij, atyre u kanë mbetur vetëm edhe dy ditë në pushtet.

Lexoni statusin e Fisnik Ismailit:

Ne i denoncojmë, madje edhe i kemi paditë plot herë, e i kemi ba thirrje prokurorëve shumë herë me i hetue të zezat që i bajnë këta. Por, këta e kanë kaplue gjyqësorin edhe paditë e denoncimet veç rrijnë qaty, e prokurorët zhdukin dëshmi ose na montojnë raste.

S’po i marr vesh çka janë tuj ba tash? Pse lodhen me na denoncue, kur shumë lehtë munden me i çue “gjetjet” te ndoj prokuror i tyne, edhe me shpejtue procedura qysh ia banë plot herë, e me na kallë shupën. Veç duhen me u ngutë, se pak ditë iy kanë mbetë, deri t’e çkapim krejt shtetin prej zallogave që 18 vjet veç rrejtën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme