Policia italiane arrestoi sot me shumë bujë katër të rinj me prejardhje nga Kosova të cilët dyshoheshin së planifikonin sulm terrorist në Venedik, respektivisht në urën kryesore të këtij qyteti turistik.
Në mesin e të arrestuarve është edhe një i mitur, emri i të cilët nuk është bërë i ditur.
Lajmi.net mëson se njëri nga të arrestuarit në Itali, Fisnik Bekaj, dyshohet se ka qenë në Siri më herët, si pjesë e rrjetit terrorist ISIS.
Burime të lajmi.net thonë se Fisnik Bekaj ishte kthyer nga Siria në vitin 2016, dhe besohet se ai ka qenë kryesori i grupit të arrestuar sot.
Po ashtu, në shtëpinë e tij gjatë bastisjes, sipas Karrabinerëve italianë, është gjetur flamuri i organizatës Ansar Al Sharia-s.
Ansar Al Sharia është njëra prej organizatave terroriste që i subordinohet ISIS-it.
Të arrestuarit në Itali janë: Fisnik Bekaj (24 vjeçar), Dakë Haziraj (25 vjeçar – emër i njohur për policinë në Itali) dhe Arjan Babaj (27 vjeçar). Një prej të arrestuarve është edhe një minoren.
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...