Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Rektori i UP-së, Marjan Dema, u shpreh jashtëzakonisht optimist për dobitë që studentët do të kenë me nënshkrimin e kësaj ujdie
Në anën tjetër, kryetari i OEK,, Safet Gerxhaliu tha që ndjehet shumë i nderuar me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje të Bashkëpunimit.
“Memorandumi i tillë na bënë nder, sepse UP-ja për ne është një tempull i dijës i gjithë Kosovës”, theksoi Gërxhaliu, Klan Kosova.
Ujdia parasheh që palët të angazhohen në shkëmbimin reciprok të risive, përvojave profesionale akademike, teksteve mësimore, publikimeve, materialeve të tjera kërkimore, dokumentacionit etj. Specifikisht, me anë të kësaj marrëveshjeje parashihet edhe programi i punës praktike në OEK, për studentët e UP-së.
Kjo marrëveshje u inicua nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës dhe ka për qëllim rritjen e numrit të partnerëve nga tregu i punës, të cilët ofrojnë programe përgatitore të zhvillimit profesional për studentët dhe të diplomuarit e UP-së./Klan Kosova/
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...