Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, dhe Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e veçantë në kuadër të Marrëveshjes Financiare lidhur me Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.
Marrëveshja e veçantë mundëson realizimin e Projektit për Fuqizimin e Sektorit Financiar i cili financohet përmes huamarrjes nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, anëtar i Bankës Botërore, shkruan Arbresh.info.
Projekti për Fuqizimin e Sektorit Financiar synon të përmirësojë qasjen në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme duke përfshirë segmente specifike dhe sektorë që kanë rëndësi strategjike duke mbështetur rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së Kosovës, si dhe synon t`i avancojë kapacitetet financiare dhe teknike të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore përmes sigurimit të asistencës teknike.
Këto mjete do të komplementojnë përpjekjet dhe masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike dhe luftimin e efekteve negative të shkaktuara nga COVID – 19 në ekonominë vendore.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...