Google ADS

Finlanda uron Kosovën: Mbështesim me vendosmëri anëtarësimin e Kosovës në KiE

21:13 | 24 Prill 2023
E.H

Këshilli i Evropës e ka pranuar sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion evropian.

Komiteti i Ministrave sot e ka miratuar me dy të tretat e votave aplikimin e Kosovës në KiE.

E në mesin e urimeve të shumta është edhe shteti i Finlandës.

“Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, uron Kosovën pasi Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës sot ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës finlandeze në Kosovë.

Ambasada përcjellë edhe mesazhin e ministrit, Pekka Haavisto.

“Finlanda mbështet me vendosmëri anëtarësimin, i cili do të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në  Kosovë dhe integrimin evropian,” thuhet në cicërimën e përcjellë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme