Finlanda i konfirmon Pacollit mbështetjen për antarësim në organizata ndërkombëtare

14:50 | 30 Shtator 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur në takim homologun e tij finlandez, Pekka Haavisto.

Pas takimit Pacolli para mediave ka thënë se marrëdhëniet Kosova-Finlandë janë të mira, shkruan arbresh.info.

I pari i diplomacisë kosovarë tha gjithashtu se e ka njoftuar hologun e tij edhe për situatën e krijuar në vend në këtë kohë fushate zgjedhore.

“Kemi pas takime intensivë edhe në Finlandë dhe isha i fascinuar për organizimin e takimit. Ne kishim një takim edhe në Slloveni jam i lumtur që sot Ministri po viziton edhe Kosovën. Patëm këmbim të ideve dhe mendimit tonë dhe mund të ju them se marrëdhëniet mes Kosovës e Finlandës janë marrëdhënie të mira dhe nuk kemi asnjë problem që cenon këto marrëdhënie ne kemi nënshkruar disa marrëveshje me Finlandën dhe nuk kemi as një pengesë, unë shfrytëzova rastin që ta informoi për situatën e krijuar tani për zgjedhjet dhe për fushatën zgjedhore e informova që Qeveria e ardhshme do të jetë më e kujdesshme për fillimin e dialogut më Serbin dhe marrëveshjen gjithë përfshirëse. Dhe Kosovës ti hapet rruga për anëtarësim”, ka thënë ai.

E Pekka Haavisto tha se shteti finlandez do të ndihmoj integrimin e Kosovës në të gjitha organizata ndërkombëtare.

“Jemi munduar të ndihmojmë në rindërtimin e vendit dhe diaspora e Kosovës në Finalndë është mjaftë e njohur dhe e suksesshëm dhe është vendi më i njohur nga Ballkani që ka një diasporë aktive në shtetin tonë. Ju e keni mbështetjen tonë në të gjitha aktivitet ndërkombëtarë në të cilat ju dëshironi të jeni pjesë”, ka thënë ai.

Ndërsa Haavisto ka kërkuar që dialogu me Serbinë të rinis sa më shpejt.

“Ka disa çështje rreth tarifës dhe politikave dhe shpresoj që të gjitha këto të lihen anash dhe bisedimet me Serbinë të vazhdojnë. Të rinjtë e Ballkanit dhe ata të Kosovë meritojnë një të ardhme më të mirë dhe ajo mund të vij nëse bashkëpunojnë me Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai.
Pas takimit me Pacollin, Haavisto është takuar edhe më Kryeministrin në detyrë Ramush Hardinaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme