Financimi i fushatave “megalomane”

08:02 | 14 Shtator 2019
Arbresh.info

Ndonëse nuk dihen emrat e tyre, mjafton të shikoni publikimet e tenderëve të Qeverisë dhe të dihet se kush po i financon fushatat “megalomane” të partive politike në vend.

Fillimisht partitë politike pranojnë donacione nga bizneset e ndryshme e më pas këto donacione shpaguhen me anët të tenderëve nga partitë që vinë në pushtet, thotë Arton Demhasaj nga organizata ‘Çohu’.

Në një prononcim për arbresh.info, Demhasaj ka treguar se si organizata e kanë të vështirë t’i sigurojnë emrat e financuesve të partive pasi që, sipas tij në këtë pikë të gjitha partitë janë të mbyllura për të dhënë emra.

“Partitë politike fillimisht pranojnë donacione nga bizneset dhe pastaj në momentin që vinë në pushtet, këto parti ju japin tenderë atyre biznese në shifra marramendës dhe  bëjnë favore mes tyre. Partitë politike gjatë fushatave zgjedhore shpenzojnë dhe tejkalojnë shifrat që janë të parapara. Partitë politike nuk japin emrat e donatorëve dhe ne kemi kërkuar vazhdimisht emrat por s’na i kanë dhënë dhe kemi pasur vështirësi. Mënyra qysh kemi ardhur te informacioni ka qenë përmes raportit të auditimit. Vetëm kështu kemi mësuar se kush i ka financuara partitë e më pastaj kanë rezultuara se të njëjtit kanë fituar tenderë më pastaj nga partitë që i kanë financuar”.

E profesori Mazllum Baraliu, thotë se me ligj do të duhej të bëhej e obligueshme që partitë të tregojnë emrat e financuesve.

Vetëm në këtë mënyrë do të ishte transparent i gjithë financimi i tyre.

“Si një praktikë tashmë e ditur, duke mos i bërë publike politikat e financimit, nuk i bëjnë publike pasi që marrëdhënia e tyre biznes-politikë mund edhe të denoncohet. Kështu siç është mënyra jo-transparente e bashkëpunimit, është më e mira për ta. Bizneset ju ndihmojnë gjatë fushatës, ju kthehet nga partitë pastaj kur të vine në pushtet përmes tenderëve të ndryshëm. E këta ju ndihmojnë të bëjnë fushata të shtrenjta dhe glamuroze. Marr në tersi është një gjendje e jo-transparencave dhe do të duhej me ligje të detyrohen partitë të raportojnë financimet  tyre dhe burimet nga jashtë e nga brenda. Andaj kemi këtë konfuz për mos njohjen e financimeve të partitive politike”.

Kujtojmë se ndonëse fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshëm do të fillojë nga 25 shtatori, partitë politike në vendin tonë tashmë kanë filluar parafushatën e tyre, duke qenë të pranishëm në çdo qytet të Kosovës./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme