BE-ja do të mbajë perspektivën e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, kur mendohet se do të marrë frymë zgjerimi i Unionit, për të për të forcuar kontrollet mbi migracionin, dhe t’iu kundërvënë ndikimit rus në rajonin e paqëndrueshëm.
Një dokument i Komisionit Evropian që do të publikohet të martën vendos objektivin për atë që do të jetë zgjerimi më i madh i bllokut në dy dekada.
Perspektiva e anëtarësimit të ardhshëm, megjithëse e largët, ka qenë prej kohësh një shtytje për reforma dhe paqe në rajon, pas luftërave ballkanike të viteve 1990.
Por, “lodhja nga zgjerimi”, pas krizës financiare të vitit 2008 dhe problemet e borxhit të eurozonës, dhe votimit nga Britania e Madhe për të dalë BE-në, më parë një ithtar i zgjerimit të Unionit – kanë hedhur dyshime mbi këtë perspektivë.
“Financial Times” shkruan se strategët në BE kanë frikë se Rusia po e zgjeron zonën e vetë të ndikimit në rajon, ku ka aleatë tradicionalë.
Vërehet, siç thekson gazeta, se Kremlini ka filluar në formë cinike të komentojë premtimet, të cilat BE ua ofron vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me anëtarësimin duke e imponuar veten si “alternativ”.
“Një numër i konsiderueshëm njerëzish në rajon besojnë se ata kurrë nuk do të bashkohen me BE,” tha Florian Bieber, specialist i Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit.
Por Bieber tha se kishte një shans që dokumenti strategjik i BE, i ndjekur nga samiti i Sofjes, mund të fillonte të bindte shtetet e Ballkanit Perëndimor që shpresojnë që anëtarësimi në të ardhmen të mbetet ende.
Pa dyshim, Bullgaria, e cila mban presidencën e rradhës së BE në gjysmën e parë të këtij viti dhe Austria, e cila do ta ndjekë atë në gjashtë muajt e dytë, e kanë rajonin një prioritet.
Ndërsa shumë vende anëtare të BE, duke përfshirë edhe ata më të rinj në Evropën Qendrore dhe Lindore, janë pro-zgjerimit, territoret e Ballkanit Perëndimor mund të gjejnë kundërshtime nga disa prej vendeve të fuqishme.
Spanja ka refuzuar historikisht të njohë Kosovën si një shtet i pavarur për shkak të shqetësimeve rreth implikimeve të mundshme për statusin e Katalonjës.
Plani i ri i Brukselit do ti prezantohet Komisionit evropian me 6 shkurt kur BE do të duhej, sipas paralajmërimeve të mëparshme, të prezantojë planin e vetë për Ballkanin Perëndimor. Pritet që plani i ri të miratohet, shkruan gazeta “Financial Times”.
“Në njëfarë mënyre, gjashtë shtet nuk janë të huaj, ato tashmë janë brenda dhe ne kemi nevojë për to”, tha një diplomat i BE-së lidhur me zgjerimin.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të ri-aktivizojmë procesin e zgjerimit “, shtoi ai.
Komisioni pritet gjithashtu t’i bëjë thirrje 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe të pazgjidhura dhe për të luftuar korrupsionin.
Serbia dhe Mali i Zi, të cilat tashmë kanë filluar bisedimet e pranimit në BE, janë parë si dy kandidatët më të mundshëm të Ballkanit Perëndimor, përpara Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës.
Shtytja e zgjerimit është një përpjekje për të siguruar një premtim të bërë në shtator nga presidenti i komisionit Jean-Claude Juncker, për të zgjeruar anëtarësimin e 28 anëtarëve pas largimit nga Britania. Juncker pritet të vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm.
BE filloi bisedimet e pranimit me Malin e Zi në 2012 dhe me Serbinë dy vjet më vonë, ndërsa Maqedonia dhe Shqipëria po presin rekomandimet e Komisionit për të filluar negociatat.
Juncker tha në nëntor se ai priste që Serbia dhe Mali i Zi të jenë anëtarë të BE deri në vitin 2025.
Ballkani Perëndimor është kthyer gjithnjë e më shumë për BE si një nga rrugët kryesore të migracionit që ndihmuan në krijimin e një krize në vitet 2015-16 kur më shumë se 2.5 milion njerëz kërkuan azil në bllok./lapsi/
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...