Në raundin e fundit të negociatave në Stokholm të Suedisë, për tre ditë me radhë, ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, kanë negociuar dhe kanë finalizuar tri marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.
Sipas ministrisë ato marrëveshje janë:
1. Marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale;
2. Marrëveshjen për transferim të personave të dënuar; si dhe
3. Marrëveshjen për ekstradim.
“Meqë palët negociuese finalizuan marrëveshjet e lartcekura, në muajt e ardhshëm ministrat e drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, do të vendosin firmën e tyre në të tre marrëveshjet.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
“Marrëveshjet përveçse do t’i shërbejnë forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe lehtësimit të procedurës ligjore në fushën e ndihmës juridike, ato gjithashtu ndihmojnë dhe rrisin rezultatet e luftës ndaj krimit transnacional dhe forcojnë subjektivitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...