Filluan punimet në rrugën Bujar Roka

14:21 | 2 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Bujar Roka deri te Ura e Tabakut, në Gjakovë.

Ministri Lekaj tha se edhe ky projekt po realizohet në vazhdën e qindra projekteve tjera​ të cilat tashmë janë bërë realitet në Gjakovë, në Dukagjin, në mbarë Kosovën. Por shtoi se realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, do të kurorëzojë tërë punën për ndryshimin e pasqyrës së infrastrukturës rrugore në vend, transmeton arbresh.info

Rruga Bujar Roka deri te Ura e Tabakut, e përmbyllë qarkoren e brendshme të qytetit dhe ka gjatësi prej 2.7 kilometra. Investimi i MIT për këtë projekt në komunën e Gjakovës është mbi 3.5 milionë euro si investimi më i madh në komunën e Gjakovës, pas atij për zgjerimin e rrugës Gjakovë – Dollc.​/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme