Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës sot ka nisur viti i ri shkollor.
Ekipi i portalit Arbresh.info ka qëndruar sot në shkollën “Meto Bajraktari”, për të parë më afër fillimin e procesin mësimor në këtë shkollë.
Duke pyetur prindërit se a ka qenë e vështirë të aplikojnë në platformën E-Kosova për rimbursimin e librave, dy prej tyre thanë se për ta personalisht ka qenë e lehtë.
“Po ka qenë shumë e lehtë për me apliku nuk ka pas ndonjë vështirësi”, tha njëri prej tyre.
Kurse një tjetër u shpreh se në përgjithësi ky vit ka nisur me shqetësime të ndryshme nga prindërit.
“Po personalisht për mua nuk ka qenë ë vështirë, por në përgjithësi i gjithë procesi ka qenë me paqartësi dhe me dilema e pikëpyetje të mëdha. Te shumë prind ka shkaktu shqetësime të ndryshme, në përgjithësi ka qenë një proces në pikëpamjen time i keq administruar nga ministria përkatëse”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...