Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ne bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Kryqin e Kuq, KFOR-in, Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, ndërmarrja e “Ferronikelit” dhe të gjitha institucionet lokale, kanë nisur të mërkurën ushtrimin fushor për ndërhyrje ne raste emergjente me titullin “Ujku 17”.
Ky është ushtrimi i parë fushor që organizohet ne Komunën e Drenasit për reagimin e rasteve emergjente, ndërsa këtij aktiviteti i është bashkëngjitur edhe KFOR-i me helikopter dhe pajisje të tjera, kurse në dispozicion për raste emergjente kanë ofruar shërbime edhe FSK-ja, Policia e Kosovës, Shërbimi i Zjarrfikësve, QKMF-ja, Kryqi i Kuq dhe Komuna. Ushtrimi fushor ka filluar te mërkurën dhe do të vazhdoj edhe ditën e enjte dhe të premten, kur edhe do të jetë përmbyllja e ushtrimit.
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka përshëndetur këtë trajnim dhe ka thënë se është mundësi e mirë që gjithë akteret që mund të intervenojnë ne raste emergjente nga fatkeqësitë natyrore të jenë ne gjendje gatishmërie për qytetarët e Komunës. Improvizimi i situatës ka qenë tërmeti, ku ka arritur shkallën 6.0 të rihterit, ndërsa për raste emergjente janë bërë intervenime në ndërmarrjen e “Ferronikelit”. Afër ndërmarrjes janë vendosur shatorret, sallat operative te emergjencës, salla e mediave dhe e stafit ndihmës të shërbimit.
Nga Shtabi Emergjent janë shpallur zona te rrezikshme gjatë këtij aktiviteti dhe është stimuluar kinse ka ndodhur tërmet prej gjashtë ballesh. Të gjithë akteret që ishin përfshirë ne këtë ushtrim fushor, kanë marrë pjesë në inskenimin që ka ndodhur një tërmet në ndërmarrjen e “Ferronikelit”, ku si pasojë ka ndodhur një shpërthim dhe janë lënduar disa punëtorë. Me të marrë këtë informatë, të gjitha ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur t’i nxjerrin këta persona nga depoja ku kishte ndodhur shpërthimi, duke i sjellur në shatorret e inskenuar afër ndërmarrjes. Po ashtu inskenim i ngjarjes është bërë edhe një aksident, ku si pasojë e lëndimeve që kanë marrë personat ne veturë, Shtabi Emergjent përmes FSK-së dhe mjekëve është detyruar të kërkojnë ndihmën e KFOR-it për t’i dërguar të lënduarit me helikopterë në Spitalin e Prishtinës. Inskenimi është bërë edhe me djegien e një shtëpie ku njësiti i zjarrfikësve ka dalë ne vend të ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Këto kanë qenë disa nga aktivitetet e ushtrimeve fushore që janë zhvilluar ditën e parë të këtij aksioni, ndërsa do të vazhdojnë edhe dy ditë të tjera ushtrime të tjera.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...