Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik i 275 pjesëtarëve të Njësive të Specializuara të Kosovës

14:15 | 3 Qershor 2024
E.H

Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive të Specializuara të policisë së Kosovës.

Testimet po kryhen në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

“Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer ekzaminimet e këtyre pjestarëve të Policisë. ShSKUK, më herët ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të ofruar kontrolle sistematike të policëve të Kosovës dhe po ashtu, kontrolle për rekrutët rinj të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme