Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell ka arritur në takim, pas një ore pritjeje të presidentit Thaçi.
Takimi mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me emisarin special të presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell, ka filluar në këto momente.
Ata janë takuar sonte në një darkë pune në një nga restaurantet e Prishtinës, raporton arbresh.info
Grenell nesër do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, në ora 11:00.
Ai po ashtu këtë javë kurorëzoi një marrëveshje për linjë fluturimit Prishtinë – Beograd, të cilën do ta realizojë kompania gjermane Lufthansa.
“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për @ËHNSC, ambasador Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”, ka shkruar Trump në Tëitter.
Lajmi për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd është bërë në kryeqytetin gjerman ku janë duke qëndruar zyrtarë të lartë të administratës amerikane në Konferencën për Libinë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien.
Mësohet se ambasadori Grenell, i cili ka mbërritur sot në Prishtinë, do të qëndrojë edhe nesër ku do të zhvillojë disa takime me përfaqësues institucionesh dhe të partive politike. Ndërsa, të premten do të udhëtojë në Beograd, ku do të takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/633411057406167/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...