Google ADS

Fillon takimi mes Kurtit e Mustafës, pritet të finalizohet marrëveshja

15:05 | 8 Janar 2020
Arbresh.info

Ka filluar takimi mes Kurtit e Mustafës.

Aktualisht në Kuvend ka mbërritur kryetari i LDK-së Isa Mustafa,  nënkryetarët Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.

Ndërsa nga radhët e Vetëvendosjes është parë duke hyrë në Kuvend vetëm Albulena Haxhiu e kryetari i kësaj partie, Albin Kurti ka hyrë nga hyrja tjetër e Kuvendit duke bërë që të jetë larg mediave.

Ky takim pritet të jetë vendimtarë për arritjen ose jo të marrëveshjes për koalicion.

Kujtojmë se këto dy parti tash e tre muaj janë në përpjekje për arritjen e një marrëveshje për koalicion por posti i Presidentit ka bllokuar këto bisedime.

Ndryshe të hënën ndonëse pa një marrëveshje paraprake Kryetari i Vetëvendosjes ka bërë publike emrat e 5 ministrave nga kjo parti.

E Kurtit si fitues i zgjedhjeve sot ka mbajtur një takim me kryesin e partisë së tij ku është pritur të publikoj emrin e Kryeministrit por që edhe pas këtij takimi emri i mandatarit nuk i ka shkuar presidentit, Hashim Thaçi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme