Ka filluar takimi joformal ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini, pasi ka pritur ndaras të dyja palët, tashmë i ka ulur në një tryezë të përbashkët, shkruan arbresh.info.
Në Bruksel, Mogherini fillimisht ka pritur në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe më pas atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Presidenti Thaçi ka bërë të ditur se në këtë takim do të diskutohen dhe shkëmbehen idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdohet dialogu në fazën e re dhe objektivat që synojnë të arrijnë në kuadër të procesit të normalizimit.
Në këto takime nuk janë të pranishme shefat e dy qeverive, praktikë e pa parë ndonjëherë më parë në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Takimi po ndodhë në një kohë kur Kosova ende nuk ka zgjedhur ekzekutivin pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës, dhe nga ana tjetër Serbia sapo ka emëruar kabinetin e ri qeverisës. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...