Google ADS

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

14:30 | 30 Janar 2024
E.H

Ka nisur takimi mes presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak pas Osmanit, nga ora 15:00 do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Arbresh.info

Kujtojmë se dje i dërguari i BE-së ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Ky i fundit i ka kërkuar Lajçakut që të anuloj BQK vendimin për rregulloren e re që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme duke e larguar kështu nga tregu dinarin serb.

Lexo edhe:

Euractiv: Lajçak me mision që ta qetësojë Beogradin për çështjen e dinarit

Ndërsa, rrjeti mediatik evropian e ka cilësuar vizitën e Lajçakur në Kosovë e Serbi si mision për ‘zbutjen e tensioneve’ mes dy vendeve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme