Ka filluar takimi mes dy grupeve punuese për harmonizimin e pikave qeverisëse Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në këtë takim pikë e diskutimit do të jetë Sistemi i Drejtësisë në vend, raporton arbresh.info.
Në këtë takim janë duke marrë pjesë: Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj e Arben Gashi nga LDK.
Ndërsa nga Vetëvendosje janë Albulena Haxhiu, Blerim Sallahu, Sami Kurteshi e Besnik Bislimi.
Ky është takimi i katërt i këtyre dy grupeve punuese.
Takimi është duke u mbajtur më dyer të mbyllura ndërsa pas takimit pritet që ndonjëri përfaqësues nga grupet punuese të prononcohet para mediave./arbresh.info/
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...