Google ADS

Fillon sot ngrohja nga “Termokosi” , paralajmërohen masa ndaj atyre që nuk paguajnë

11:41 | 15 Tetor 2017
Arbresh.info

Në kryeqytet do të filloj sot funksionimi i ngrohjes qendrore nga “Termokosi” pasi që janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Kështu ka thënë për arbresh.info zëdhënësja e Termokosi-it, Afërdita Uka-Fejzullahu.

Sipas saj ligjërisht sezoni ngrohës fillon si çdo vit më 15 tetor.

“Tanimë janë në përfundim të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin me kohë të sezonit ngrohës 2017/2018, që do të fillojë më 15 tetor. Ligjërisht sezoni ngrohës fillon më 15 tetor dhe përfundon më 15 prill të vitit vijues. Me ligjet në fuqi dhe me rregulloret e ZRRE-së, janë të përcaktuara qartë kushtet klimatike në bazë të të cilave NP “Termokos” Sh. A, është i obliguar të furnizojë me ngrohje konsumatorët e vet”, ka thënë ajo për arbresh.info.

Sipas saj edhe pse temperaturat ditore dhe në mesditë janë janë të volitshme ngrohja do të lëshohet.

“Sado që temperaturat ditore rreth mesditës janë relativisht të volitshme, për faktin se ligjërisht “Termokos” është i obliguar që si pikë referuese për startimin e furnizimit me ngrohje t’i ketë temperaturat e orëve të para të mbrëmjes, janë plotësuar parakushtet klimatike për të filluar furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët. Departamentet përkatëse të NP “Termokos” janë duke përcjellë në vazhdimësi lëvizjen e temperaturave, dhe me matjet që janë duke u bërë pasi që temperatura e jashtme në orën 21:00 janë më të ulëta se 12 gradë Celsius, ligjërisht janë plotësuar parakushtet klimatike për të filluar furnizimin me ngrohje. Ndërkaq, temperaturat e furnizimit me energji ngrohëse do t’i përshtaten lëvizjes së temperaturave të ajrit”, është shprehur ajo.

Uka-Fejzullahu, ka folur edhe për lagjet se cilat pritet të kenë qasje në rrjetin e ngrohjes për këtë vit, shkruan arbresh.info.

“Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes është faza e tretë e Projektit të kogjenerimit, e cila do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë dhe falë donacioneve të Komisionit Evropian dhe donatorëve tjerë. Aktualisht Komisioni Evropian është duke zhvilluar procedurat tenderuese për përzgjedhjen e operatorit, që do të kryejë punimet në teren për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes. Në kuadër të kësaj faze do të inkuadrohen në rrjetin tonë të ngrohjes disa objekte banesore në lagjen “Kalabria” dhe disa objekte në rrugën B”, ka thënë ajo.

Sa i përket konsumatorëve të cilët nuk i kryejnë obligimet ndaj Termokos-it, Uka-Fejsullahu ka thënë se do të ndërmerren masa ligjore duke përmendur edhe ngritjen e padive në gjykata.

“Ndaj atyre konsumatorëve që nuk kryejnë obligimet që kanë ndaj “Termokos”it, do të ndërmerren të gjitha masat ligjore në fuqi, përfshirë këtu ngritjen e padive nëpër gjykata, ndjekjen e tyre përmes përmbaruesëve privat si dhe shkyçjen e tyre nga rrjeti i ngrohjes”, ka thënë Uka-Fejzullahu për arbresh.info.

Tarifat e ngrohjes do të jenë thotë 0.78 euro për metër katror për subjektet banesore plus TVSH-ja, ndërsa për subjektet afariste dhe institucionet janë 0.97 euro për metër katror plus TVSH-ja.

Rrjeti i ngrohjes, aktualisht, është i shtrirë në zonat urbane të kryeqytetit, si rrjedhojë ne furnizojmë me ngrohje konsumatorët e këtyre lagjeve: “Qendra”, “Ulpiana”, “Dardania”, “Bregu i diellit” si dhe disa objekte në lagjen “Kalabria”./J.Zhuniqi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme