Fillon sot konferenca ‘FSK dhe Partnerët’

06:55 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Sot në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të mbahet ceremonia e hapjes dhe punimet e seancës se konferencës së tetë ‘FSK dhe Partnerët’.

Në hapjen e punimeve të Konferencës do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci.

Konferenca do të fokusohet në planet bilaterale vjetore për vitin 2018 midis Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partnerëve bilateral, si dhe nevojat dhe kërkesat e FSK-së për zhvillim të mëtejshëm për 2019/2020.

Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë aktorët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Përveç përfaqësuesve të vendeve partnere, të ftuar në konferencë janë edhe ambasadorë të vendeve mike dhe partnere, atashetë ushtarakë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues nga Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, KFOR-i, nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Ministria e Punëve të Brendshme (MBP), Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme