Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot fillon dezinsektimi hapësinor i fazës ë tretë në qytetin e Prishtinës.
Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.
Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarësh, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.
Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas kalendarit të mëposhtëm:
06:07 – Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;
07:07 – Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica;
08:07 – Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;
09:07 – Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria;
10:07 – Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;
11:07 – Bërnica, Hajvali, Bërnica e poshtme, Barilevë, Besi, Bardhosh, Kolovica e Re.
Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku bëhet dezinsektimi për së paku një orë, si dhe duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura që mos të futen insektet brenda. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...