Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në kuadër të procesit të dixhitalizimit të shërbimeve, ka filluar shpërndarja e tabletëve për punonjësit e Qendrave për Punë Sociale në Rajonin e Prishtinës.
Kjo ministri ka bërë të ditur se shpërndarja e këtyre tabletëve ka për qëllim garantimin e efikasitetit të zbatimit të projektit të pilotimit të asistencës sociale, përcjell Klankosova.tv.
“Në takim ishin të pranishëm më shumë se 50 punonjës të QPS-ve ku u informuan më në detaje lidhur me zbatimin e projektit të pilotimit të asistencës sociale”.
“Shpërndarja e tabletëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me punonjësit e QPS-ve në rajonet tjera të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...