Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar shpërndarjen e certifikatave për statusin Veteran – Pjesëtar.
Ky proces vijon pas përmbylljes së problemeve teknike, me të cilat ZÇKL është duke punuar që prej shtatorit 2017, dhe në funksion të zbatimit të Ligjit Nr.04/L-261 të datës 23.04.2014 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës neni 9 dhe neni 10 dhe Vendimit të Kryeministrit Nr.729/2018 të datës 23.04.2018.
“Vlen të ceket se që nga dhjetori 2017 ZÇKL ka filluar me pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për Veteranët – Invalidë dhe Familjet e Dëshmorëve, prej marsit 2018 ka filluar të lëshoj vërtetimet për të refuzuarit, ndërsa tani, me certifikata do të pajisen edhe Veteranët – Pjesëtar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Certifikatat do të shpërndahen nga komandantët e njësive, zyrat e shoqatave të dala nga lufta apo direkt nga ZÇKL.
Në javët në vijim, do të përmbyllet edhe pajisja me certifikata e Veteranëve – Pjesëmarrës./Arbresh.info
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Zyra e KiE-së në Prishtinë organizon një tryezë diskutimi, m...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri