Deçani nisi aktivitetet për shënim e 20 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.
Zëdhënësja e Komunës së Deçanit, Yllarta Thaçi, tha se 24 marsi, dita kur UÇK-ja filloi luftën frontale në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 19 vjetori i fillimit të intervenimit të NATO-s mbi caqet serbe, do të shënohet me aktivitete të shumta.
Me rastin e 20 vjetorit të fillimit të luftës frontale të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 19 vjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-s mbi caqet serbe, Komuna e Deçanit ka filluar aktivitetet me të cilat do të shënojë “Epopenë e Dukagjinit”. Kështu i tha Radio Kosovës zëdhënësja e komunës, Yllarta Thaçi.
Edhe Kuvendi Komunal, për nderë të 24 marsit, mbanë seancë solemne, ndërsa do të bëhen homazhe në komplekset memoriale, në shenjë nderimi të dëshmorëve që dhanë jetë për liri. Zëdhënësja Thaçi tha se aktivitetet për Epopenë e Dukagjinit, do të përmbyllen të shtunën më 24 mars.
Beteja e 24 marsit ishte ndër betejat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe konsiderohet si vendimtare për lirinë e Kosovës. 24 marsi përkon edhe me fillimin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, të cilat filluan 19 vite më parë, pasi Serbia nuk pranoi të nënshkruante marrëveshjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së