Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shpallur nisjen zyrtare të sezonit ngrohës 2024/2025 në kryeqytet, në një ceremoni që u mbajt në prani të Kryeshefit Ekzekutiv të Termokos-it, Fisnik Osmani, aksionarëve dhe Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes.
Rama ka shprehur përkushtimin e tij për një sezon të mbarë dhe të suksesshëm, duke falënderuar ekipin e Termokos-it për punën e tyre të shkëlqyer.
Ai theksoi rëndësinë e shërbimit të ngrohjes për ndërtimin e një kryeqyteti më të pastër dhe miqësor për mjedisin.
“Sistemi i ngrohjes i Termokos-it mbulon mbi 33 mijë njësi banesore me rreth 25 mijë konsumatorë aktivë, që përfaqësojnë më shumë se 130 mijë banorë. Përveç kësaj, janë rreth 1 mijë objekte banesore të kyçura në rrjet, me një sipërfaqe totale prej rreth 2.800.000 m², nga të cilat rreth 2.200.000 m² janë aktualisht aktive”, tha Rama./Arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...