Google ADS

Fillon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

11:29 | 13 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare për pikat e papërfunduara nga seanca plenare e datës 5 maj.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme