Ka filluar procesi gjyqësor ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.
Kjo seancë është e para për vitin 2022, pas rikthimit të Gjykatës Speciale nga pushimi dimëror, shkruan arbresh.info
Në sallë janë të pranishëm fizikisht Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ndërsa njëri nga anëtarët e trupit gjykues po merr pjesë me video-lidhje shkak i masave anti-Covid për izolim.
Kujtojmë që ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./ArditëShkodra/arbresh.info/
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër