Google ADS

Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

10:37 | 6 Maj 2021
V. S.

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës vetëm sa ka filluar.

Në këtë seancë do  të diskutohet për arsim dhe për kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës, raporton arbresh.info

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,
Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës:

Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme