Ka filluar seanca dëgjimore për dëshmitarin e katërt në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Sot pritet të përfundojë deklarimin dëshmitari i katërt, kështu ka bërë të ditur dje kryetarja e trupit gjykues Mapi-Feld Folia, shkruan arbresh.info
Fillimisht dëshmitari do të merret në pyetje nga mbrojtja e viktimave, mirëpo kjo e fundit kërkoi që menjëherë të kalohet në seancë private.
Kurse mbrojtja e Mustafës nuk pati pyetje shtesë për dëshmitarin, e njëjtë si mbrojtja e viktimave, trupi gjykues ende pa filluar me pyetjet kërkoi të kalohet në seancë private.
Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovës, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...