Fillon rrënimi i objektit të shkollës të ndërtuar 70 vite më parë

14:22 | 14 Maj 2020
Arbresh.info

Ka filluar rrënimi i objektit të shkollës fillore ‘Emin Duraku’ në fshatin Bajcinë të Komunës së Podujevës.

Kjo po bëhet pasi tashmë ka përfunduar ndërtimi i shkollës së re po në të njëjtin oborr, shkruan arbresh.info.

Objekti i shkollës së vjetër është ndërtuar mbi 70 vite më parë ndërsa aktualisht ka reth 300 nxënes.

Në drejtim të komunës disa herë ishin dërguar kritika për këtë objekt pasi ishte i papërshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme