Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka treguar se kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim”, ka shkruar Ahmeti.
I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune./Arbresh.info/