Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës filloi punimet edicioni i 7-të i Konferencës ,,FSK dhe Partnerët’’, ku po marrin pjesë atashetë ushtarakë dhe ata të mbrojtjes, përfaqësues të ambasadave të shteteve me të cilat MFSK-ja ka bashkëpunim bilateral dhe multilateral.
Punimet e konferencës i shpalli të hapura, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha i cili tha se Konferenca e 7-të ,,FSK dhe Partnerët’’ përkon me fillimin e mandatit të tij si ministër, dhe se qëllimi i tij është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral të FSK-së dhe shteteve partnere si dhe harmonizimi i aktiviteteve që kanë për qëllim mbajtjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.
Gjithashtu, ministri i FSK-së foli për qëllimin e konferencës, harmonizimin e aktiviteteve si dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në përputhje me konceptet euroatlantike si dhe për kërkesat dhe nevojat për rritjen e ndërveprueshmërisë.
Berisha po ashtu i njoftoi ushtarakët dhe diplomatët e vendeve partnere mbi planifikimin për të ardhmen e FSK-së, ku ndër të tjera tha se kanë punuar në përgatitjen dhe planifikimin e ndryshimit të misionit, respektivisht në ngritjen e kapaciteteve tona për misionin e ri kushtetues.’’
Ndërsa gjenerali i FSK-së Rrahman Rama tha se roli i partnerëve ka ndikim të madh në avancimin e kapaciteteve të FSK-së.
Gjithashtu me nga një fjalë rasti, në punimet e konferencës u prezantuan edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Giovani Fungo dhe drejtori i Ekipit Këshillues të NATOS për FSK-në(NALT), gjeneral brigade Ralf Hoffman.
Fungo, shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin e FSK-së.
“Gjatë mandatit tim në KFOR kemi pasur trajnime dhe ushtrime për të rritur kapacitetet dhe ndërveprueshmërinë. Jemi të befasuar me profesionalizimin e FSK-së në ushtrimin ‘Shpata e Argjendtë’. Po ashtu ushtarët e FSK-së, kanë marrë pjesë në ushtrime me shumë kapacitete, se si duhet të veprojnë në situata emergjente. Po ashtu zhvillimi i kapaciteteve të FSK-së, për sa i përket deminimit është bërë me shumë profesionalizëm. Ne kemi një rrjet komunikimi me të gjithë pjesëtarët e FSK-së, të cilët janë të shpejtë dhe efektivë”.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...