Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnettdo të vizitojë sot Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKAK) ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
ZKAK është partner kyç i aktivitetit anti-korrupsion të USAID-it në prokurimin publik dhe zë vend qendror në zbulimin e mashtrimeve, shpërdorimeve dhe abuzimeve, si dhe luftimin e korrupsionit.
USAID-i ka siguruar avancim të përshtatur të kapaciteteve për zbulim dhe luftim të mashtrimeve për 60 auditorë kombëtarë si dhe ka mbështetur themelimin e Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve në kuadër të Departamentit Ligjor të ZKAK-së.
Përmes Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, USAID-i mbështet aktivitetet e prokurimit elektronik, duke ndihmuar kështu Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të) në përcjelljen e shpenzimit të parasë publike nga qeveritë lokale dhe ajo qendrore, si dhe mënyrat kreative të të ndihmuarit të publikut të gjerë për të mbikëqyrur shpenzimet qeveritare dhe nxitur një sistem të drejtë dhe transparent të prokurimit publik.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...