Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetares Vjosa Osmani, mbajti sot mbledhjen e radhës, duke shënuar kështu edhe fillimin e punimeve për sesionin vjeshtor.
Kryesia njëzëri vendosi që seanca e parë për këtë sesion të mbahet të enjten, më 17 shtator, duke filluar në orën 10:30, me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, përkatësisht: votimin e Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së, votimin e rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së, votimin e Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së, votimin e në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, si dhe votimin në parim të Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.
Në orën 11:00, ndërkaq, do të fillojë seanca e rregullt plenare, me pikat e rëndomta të rendit të ditës: deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.
Më pas, para deputetëve do të paraqitet kryeministri Avdullah Hoti, për të raportuar në lidhje me takimin me palën serbe në Uashington më 4 shtator.
Seanca pritet të vazhdojë me dy interpelanca: interpelancën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, si dhe interpelancën e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.
Dy projektligje, ai për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”, si dhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063, dhe me Ligjin 05/L-007, do të shqyrtohen për herë të parë nga deputetët.
Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në lidhje me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe sporteve për vitin 2019, do të pasohet me zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, zgjedhjen e gjashtë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, si dhe propozimin e GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme, u proceduan për shqyrtim në komisione parlamentare katër projektligje, të iniciuara nga GP i Vetëvendosjes: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256, Projektligjin për Peticione, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, si dhe Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/l-132 për Automjete.
Kryesia shqyrtoi gjithashtu edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...