Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për ligjet e sistemit prokurorial në të cilin ka marr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësministrja Nita Shala, përfaqësues të institucioneve relevante, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspert vendor dhe ndërkombëtar.
Temë diskutimi gjatë këtij takimi ka qenë plotësim-ndryshimin dhe finalizimin e ligjeve për Këshillin Prokurorial të Kosovës, atë për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit, transmeton arbresh.info
Haxhiu në fjalën e saj para të pranishmëve, theksoi se reforma në drejtësi ka qenë dhe mbetet prioritet i saj. Ndër aktivitetet e kësaj Ministrie, Haxhiu ka theksuar rolin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit.
“Ndër obligimet dhe rekomandimet të cilat dalin nga Strategjia, janë edhe reformat brenda sistemit prokurorial. Kriteret për të qenë anëtarë të Këshillit Prokurorial, përbërja e Këshillit Prokurorial, përfshirë heqjen e Kryeprokurorit nga Këshilli Prokurorial, rekrutimin dhe emërimin e prokurorëve bazuar në parimet e objektivitetit dhe konkurrencës si dhe rekomandime të tjera të cilat duhet të trajtohen nga ky grup punues” tha ministrja Haxhiu.
Për ministren Haxhiu, mungesa e besimit në sistemin e drejtësisë, mungesë të llogaridhënies, ndikim politik dhe mungesë të rezultateve kualitative, mbetet shqetësuese dhe kjo duhet të ndryshojë dhe për këtë ministria të cilën ajo e udhëheq, është e përkushtuar që të krijojë kushte dhe politika sa më të mira për organet e drejtësisë.
Haxhiu ka shprehur besimin e plotë që ka tek ky Grup Punues në adresimin rekomandimeve të cilat dalin nga Rishikimi Funksional dhe çështje të tjera me rëndësi, me qëllim që të garantohet një Këshill Prokurorial në shërbim të sistemit dhe drejtësisë dhe prokurorë dhe prokurori në shërbim të qytetarëve, u tha ndër të tjera në komunikatën e lëshuar për media.
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë