Google ADS

Fillon projekti për mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore në veri

07:41 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Sot në Qendrën e Biznesit në Mitrovicën veriore do të mbahet takimi i parë i projektit të financuar nga BE-ja “Mbrojtja dhe riintegrimi i dhunës me bazë gjinore në veri të Kosovës”.

Shuma totale e projektit është 148,200 euro dhe kohëzgjatja është 24 muaj.

Qëllimi i projektit është forcimi i shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinorë në veri të Kosovës.

Aktivitetet do të zhvillohen gjatë zbatimit dy vjeçar të projektit duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit të popullit mbi dhunën kundër grave, sigurimin e programeve të riintegrimit, lehtësimin e qasjes në strehimore dhe mbëshetjen e strehimoreve.

Projekti do të ofrojë aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të Qendrës për punë sociale dhe organizatat e shoqërisë civile.

Projekti do të ofrojë aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të Qendrës për punë sociale dhe organizatat e shoqërisë civile.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme