Google ADS

Fillon procesi i digjitalizimit në Bibliotekën Kombëtare, kërkohen profesionistë

12:06 | 17 Nëntor 2019
L G

Kushtet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” sa i përket qasjes së lexuesve janë të kënaqshme.

Kështu ka thënë në një intervistë për arbresh.info, Rudina Tahiraj, zyrtare ekzekutive e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës duke shtuar se pjesa në të cilën po çalojnë paksa janë kushtet infrastrukturore.

“Për momentin kushtet në bibliotekë në aspektin e qasjes së lexuesve janë tejet të kënaqshme sigurisht ka nevojë për punë ka nevojë për përmirësime, ato në të cilat ne mund të them që paksa po çalojmë, jo domosdoshmërisht për shkak të përgjegjësisë që ka biblioteka, janë kushtet infrastrukturore. Po kalojmë në një kohë të renovimeve të cilat kanë ardh si rezultat i nevojës edhe i dëmtimit që janë bërë në të kaluarën në bibliotekë”, ka thënë Tahiraj.

Ajo ka treguar se cilat pjesë janë duke u rinovuar Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

“Për momentin është duke u renovu pjesa e kulmit, kulmi i rrafshët do të thotë po rinovohet nga një kompani e kontraktuar nga ministria edhe po duket që punët po shkojnë. Mirëpo sigurisht që biblioteka nuk është një ndërtesë e zakontë jo vetëm për rolin që e ka, por edhe në aspektin e ndërtimit që është bërë në kohën kur është bërë”, është shprehur ajo.

Tahiraj ka treguar se lexuesit janë të kënaqur duke thënë se rrallë ndodh që një libër që ata kërkojnë ata të mos gjendet në bibliotekë.

“Ka kërkesa prej lexuesve, prej pyetësorëve që i bëjmë ne edhe prej mendimit të lexuesve përmes departamentit të informacionit ne i shohim se janë të kënaqur lexuesit, do të thotë ndodh rrallë që një libër që e kërkojnë ata të mos gjendet këtu edhe nëse nuk është në fondet e Bibliotekës Kombëtare ne bëjmë çmos që të gjejmë mënyra që lexuesit tanë të kenë qasje në libra”, ka treguar Tahiraj për arbresh.info.

Ajo ka thënë se biblioteka kryesisht frekuentohet prej studentëve që do të thotë që kërkesat janë më së shumti për libra universitar dhe libra lëndor që u përkasin fushave të tyre të hulumtimit.

Tahiraj thotë se kjo bibliotekë frekuentohet edhe nga lexues të huaj.

Zyrtarja ekzekutive e bibliotekës ka treguar se numri i studentëve që e vizitojnë bibliotekën gjatë ditës shkon deri në 200 studentë, por megjithatë ajo thotë se ky numër është më i ulët dhe se nuk është siç ka qenë më parë.

“Kjo mund të jetë për arsye se janë ndërtu biblioteka gjithandej jemi në mes të kampusit universitar dhe është interneti mundësia më e gjerë për me hulumtu”, ka treguar zyrtarja ekzekutive e bibliotekës.

Sa i përket dixhitalizimit të arkivës ajo ka thënë se biblioteka në fondet e saj ka rreth dy milionë njësi që e bën goxha të gjatë procesin e dixhitalizmit dhe se tani janë ende në fillim të këtij procesi.

“Biblioteka në fondet e saj ka rreth 2 milionë njësi që e bën koxha të gjatë procesin e dixhitalizmit, në prill të vitit 2019 të këtij viti ne kemi hapur bibliotekën dixhitale që do të thotë jemi pajisur me një skaner të nivelit të standardeve botërore për skanimin e materialeve, do të thotë ne kemi ndërtu infrastrukturën e duhur për dixhitalizimin e materialit ka fillu dixhitalizmi në atë kohë i gazetës “Rilindja” e cila ka mjaftë shumë material që do të thotë pasi të realizohet skanimi i gjithë blenave të revistët. “Rilindja” atëherë ne mund të hyjmë në një proces të dixhitalizmit. Pra jemi në fillim të procesit të digjitalizimit”, ka treguar ajo.

Në fund Tahiraj ka shtuar se Biblioteka Kombëtare e Kosovës është në kërkim të një platforme, në kërkim të mbështetësve qoftë profesionistë, por edhe financiar që të krijojë platformën dixhitale ku do të mund të plasojë mandej gjitha materialin për tu qasur nga lexuesit./R.Rexhepi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme