Në tetor 2023, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) prezantoi projektin për reformën e asistencës sociale. Pas një pune intensive, që nga sot familjet e cënueshme do të kenë mundësinë të aplikojnë për t’u përfshirë në skemën e re të asistencës sociale.
Për të shënuar fillimin e këtij procesi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, dhe Ekspertja për Kapital Njerëzor në Bankën Botërore, znj. Mrikë Aliu, morën pjesë në një konferencë të përbashkët për media.
Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti theksoi se skema e re e heq diskriminimin që ekziston me skemën aktuale, duke mos përjashtuar nga skema familjet që nuk kanë më fëmijë nën 5 vjeç, dhe e inkurajon punësimin në anën tjetër përmes mekanizmave nxitës dhe bashkëpunimit me Agjencinë e Punës. Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi se mësimet që do të nxirren nga ky pilotim do të reflektohen edhe në Projektligjin e ri për mbrojtjen sociale.
Ministri Murati, nga ana e tij, ofroi më shumë detaje rreth projektit duke e konsideruar fillimin e këtij pilotimi si ndryshim thelbësor që e trajton diskriminimin prezent në skemën aktuale. Përmes skemës së re sigurohet testimi i varfërisë përmes kalkulimit të të ardhurave në tre muajt e fundit dhe pilotimi bëhet për të gjitha familjet që janë diskriminuar në kuadër të projektligjit aktual.
Ndërsa, përfaqësuesja e Bankës Botërore, Znj. Aliu falenderoi Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e vazhdueshme për të arritur në këtë pikë ku garantohet reformimi i skemës së asistencës sociale në një skemë më efektive dhe gjithpërfshirëse, dhe gjithashtu rikonfirmoj vazhdimin e mbështetjes së Qeverisë për gjatë secilit hap të kësaj reforme.
Në konferencë u prezantua edhe mënyra e plotësimit të aplikacionit, hap pas hapi, e cila mund të bëhet online, drejtpërdrejtë nga njëri anëtar i familjes, apo përmes zyrtarit përkatës në Qendrën për Punë Sociale./Arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë