Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka bërë të ditur se pas vërshimeve të fundit në vend ka filluar pastrimi i rrugëve, nga ekipet e Kompanisë “Uniteti”, të cilat po e pastrojnë Bulevardin “Ilaz Kodra”.
Përmes një postimi në Facebook, Nura ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe me kapacitete të plota në terren janë duke iu përgjigjur situatës emergjente.
Tutje Nura është shprehur se janë duke u evidentuar dhe vlerësuar dëmet që u shkaktuan nga këto vërshime.
“Me kapacitete të plota në terren duke iu përgjigjur situatës emergjente, ku përveç evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve, si proces që po vazhdon deri në vlerësimin e dëmit të fundit, në disa pjesë të qytetit ka filluar edhe pastrimi, nga ekipet e Kompanisë “Uniteti” të cilat po e pastrojnë Bulevardin “Ilaz Kodra”. Do të ngrihemi sërish!”, ka shkruar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura./arbresh.info/
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...