Sonte me agimin e diellit për të gjithë myslimanët fillon muaji i shenjtë i agjërimit, Ramazani e cila do të përfundoj më 24 maj kur është edhe Dita e Fitër Bajramit, shkruan arbresh.info.
Përderisa të gjitha aktivitetet lidhur me këtë festë do të përshtaten me situatën aktuale dhe masat e ndërmarra që të pengohet përhapja e koronavirusit të ri.
Ramazani është muaji i agjërimit të detyrueshëm për të gjithë të rriturit, myslimanët me shëndet të mirë, ndërsa ndalohet për ata persona të cilët janë në rrugë, të sëmurë, lehona, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
Agjërimi nënkupton distancim nga konsumimi i ushqimit dhe pijeve, por edhe mendimeve dhe veprave të këqija nga agimi deri në perëndim të diellit.
Muaji i Ramazanit është muaji i nëntë nga kalendari islamik që ndonjëherë ka 29, ndërsa ndonjëherë 30 ditë. Myslimanët agjërojnë në të gjitha kohërat e vitit sipas kalendarit hënor.
Viti i kalendarit mysliman është më i shkurtë për dhjetë ditë nga viti diellor, ashtu që Ramazani çdo vit ndryshon për dhjetë ditë. Sivjet Ramazani ka 30 ditë.
Agjërimi për Ramazan është obligimi më i madh fetar dhe është një lloj i qëndrueshmërisë, forcë e vullnetit dhe besimit. Agjërimi gjithashtu është një mundësi që të tregohet solidaritet me ata të cilët janë të etur dhe të uritur për shkak të varfërisë, e jo sipas dëshirës së tyre.
Mendohet se me agjërimin trupi pastrohet nga punët e dëmshme. Pas përfundimit të Ramazanit, vijon festa treditore e Fitër Bajramit.
Nesër me datë 24 prill do të filloj muaji i shenjtë i Ramazanit dhe do të përfundoj më 24 maj kur është edhe Dita e Fitër Bajramit./arbresh.info/
Ky është Vaktia e muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...