Fillon me fshatin Lubizhdë të Malishevës repelimi i kafshëve nga ethet “Kongo”

12:48 | 4 Gusht 2024
E.H

Ministrit i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se zyrtarisht ka filluar repelimi i kafshëve me fshatin Lubizhdë të Malishevës kundër sëmundjes “Ethet Hemorragjike Krime-Kongo” që shkaktohet nga infeksioni me virusin i cili bartet nga rriqra.

Peci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se repelimi i kafshëve do të vazhdojë edhe në komunat tjera që konsiderohen si më të rrezikuarat pos Malishevës, si Rahoveci, disa fshatra të Klinës dhe Suharekës.

“AUV po ekzekuton masën e repelimit në të gjitha fermat blegtorale në zonat e rrezikuara për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Ekipet mobile po vizitojnë derë më derë fermat për repelimin e kafshëve”, shkroi Peci.

“Preparati i përdorur është i sigurt për kafshët dhe ekipet në terren janë profesionale. Inspektorët e AUV-it dhe ata komunalë do të monitorojnë dhe lehtësojnë zbatimin e fushatës”, ka thënë Peci.

Peci i ka ftuar të gjithë fermerët të bashkëpunojnë për një rezultat sa më të mirë në luftimin e kësaj sëmundjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm