Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot do të shqyrtojë raportin e Antonio Guterres për Kosovën. Pika e parë e agjendës së Këshillit të Sigurimit është situata në Somali. Pas kësaj, ambasadorët në OKB do të shqyrtojnë raportin e Antonio Guterres rreth çështjes së Kosovës.
Kina ka kthyer çështjen e Kosovës në agjendën e organit më të fuqishëm të organizatës botërore pas një ndërprerje gjashtë mujore e cila ishte rezultat i kundërshtimit nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca për të diskutuar çështjen çdo tre muaj.
Guterres ka paralajmëruar se pavarësisht paqes që ka mbretëruar në tre muajt e fundit në Kosovë, në raport janë regjistruar disa incidente të cilat janë produkt i tensioneve ndëretnike.
Po ashtu, Guterres ka përshëndetur vendosmërinë e Beogradit dhe Prishtinës për të arritur një marrëveshje përmes dialogut.
Ai ka shtuar se deklaratat provokuese të liderëve serbë dhe atyre kosovarë kanë shqetësuar serbët e Kosovës.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...