Komisioni Qendror i Zgjedhje është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku do të diskutohen disa pika në lidhje me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor të këtij viti, shkruan arbresh.info.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC):
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve për certifikim të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2021.
3. Këshillat e KQZ-së:
Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i reaizimit të raportit të planit të punës së KQZ-së për periudhën janar – qershor 2021.
– Rekomandime për procedimin e materialit zgjedhore gjatë paketimit.
– Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit të formularëve për Zgjedhjet Lokale 2021.
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për aprovimin e kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës të cilët kanë dërguar kopje të dokumentit identifikues (letërnjoftime) të Republikës së Kosovës me afat të skaduar.
– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit për identifikimin dhe krahasimin e rezultateve para dhe pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
– Informatë lidhur me analizimin e opsioneve për kërkikimin e qendrës së votimit në ditën e zgjedhjeve.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të Këshillave të KQZ-së;
5. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik;
6. Vlerësimi vjetor i punës dhe detyrave të Drejtorit Ekzekutiv të ZRPPC-së;
7. Të ndryshme;
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë