Fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

18:12 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporton Arbresh.info

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Mbledhja ka filluar dhe është e mbyllur për media.

Kujtojmë se sot në orët e mëngjesit është vrarë lideri i partisë Iniciativa Qytetare në veri të Mitrovicës.

Rastin e tij tashmë janë duke e hetuar dy prokurorë një shqiptar dhe një serb.

Policia ka ofruar shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që ofron dëshmi për rastin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme