Me lëvizjen e akrepave të orës për një orë më vonë, prej sonte ora 2 pas mesnate do të konsiderohet 3, me çka fillon llogaritja verore e kohës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimi për ditën dhe orën e fillimit dhe ditën dhe orën e përfundimit të llogaritjes verore të kohës për vitin 2018 është miratuar në seancën e fundit të Qeverisë, në pajtim me direktivat e Parlamentit Evropian.
“Miratimi i këtij vendimi kontribuon në ndjekjen e politikës afatgjate ekonomike të Maqedonisë për ndërlidhje me Bashkimin Evropian, si dhe përkujdesje për funksionimin e papenguar të sektorëve të caktuar, jo vetëm të transportit dhe lidhjeve, por edhe sektorëve tjerë të industrisë që kërkojnë planifikim të qëndrueshëm afatgjatë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.
Llogaritja verore e orës në vitin 2018 përfundon më 28 tetor në orën tre të mëngjesit, kur akrepat e orës do të kthehen një orë prapa.
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...