Google ADS

Fillon konferenca për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje për përgatitjet

10:33 | 28 Tetor 2019
V. S.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) të hënën ka organizuar konferencën “Java e Regjistrimit te Popullësise 2021”.

Gjatë hapjes, krye shefi ekzekutivë i ASK-së, Isa Kastrati ka thënë se përgatitjet për regjistrimin e popullsisë kanë filluar dy vite me parë, shkruan arbresh.into.

“Regjistrimi i popullsisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm per një vend. ASK në bazë të përgjegjësisë që ka filluat përgatitjet me kohë që para 2 viteve, hapat janë sipas planifikimeve”, ka thënë ai.

Krasniqi ka kërkuar ndihmën edhe të Institucioneve në këtë proces.

“Regjistrimi i popullsisë kërkon angazhim edhe të Institucioneve tjera sepse është proces i madh dhe i komplikuar, prandaj ne konsiderojmë se angazhimi dhe kontributi i të gjithëve është shumë i madh”, ka shtuar ai.

I pari i ASK-së ka treguar edhe për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë.

Ndryshe sot është mbajtur dita e parë e konferencës pesë ditore të konferencës për të njoftuar rreth përgatitjeve për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në vitin 2021./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1343261782507610/?notif_id=1572188441264296&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme