Sot fillon kampi ‘Dizajni dhe Natyra’ me 40 të rinjë nga e gjithë Kosova, të cilët për një javë do të qëndrojnë në Qendrën Rekreative të Gërmisë, ku përmes aktiviteteve të ndryshme socializuese dhe edukative ata do të zhvillojnë projekte të punës vullnetare të cilat do t’i implementojnë në komunat e tyre.
Përmes projekteve të zhvilluara gjatë kampit ‘Dizajni dhe Natyra’, këta të rinjë synojnë të përmirësojnë hapësirat publike të gjelbëra në Kosovë.
Ky kamp organizohet nga organizata kosovare për talent dhe arsim – TOKA dhe ka për qëllim të promovojë vullnetarizmin edukativ në Kosovë si dhe të nxisë qytetarinë aktive përmes punës vullnetare.
Kampi organizohet me mbështetjen e fondacionit ʼUnë e du Kosovënʼ, organizatës botërore për mjedis ʼWWF Adriaʼ dhe Komunës së Prishtinës.
Partnerët të cilët do të jenë pjesë e organizimeve gjatë kampit janë organizata VORAE ʼVoice of Roma, Ashkali and Egyptiansʼ, komuniteti ʼTermokissʼ dhe studio e arkitekturës ʼArchitecture for Humansʼ.
Kampi do të mbahet gjatë javës 18-24 gusht 2017.
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...