Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se sot për herën e tetë me radhë do të mbahet “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, e cila organizohet nën patronazhin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në këtë ceremoni më fjalë rasti do të paraqiten Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Presidenti Hashim Thaçi, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, Kryetar i Gjykatës Supreme Enver Peci dhe Menaxher i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Basri Kastrati.
Një nder temat që do të diskutohen është kompensimi i viktimave dhe roli i Komisionit në kompensimin e viktimave të krimit, roli i Mbrojtësit të viktimave në realizimin e të drejtës për kompensim, viktimat e dhunës dhe trajtimi i tyre në procesin penal, praktikat e SHBA në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, etj.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...