Fillon Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit

08:26 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se sot për herën e tetë me radhë do të mbahet “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, e cila organizohet nën patronazhin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në këtë ceremoni më fjalë rasti do të paraqiten Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Presidenti Hashim Thaçi, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, Kryetar i Gjykatës Supreme Enver Peci dhe Menaxher i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Basri Kastrati.

Një nder temat që do të diskutohen është kompensimi i viktimave dhe roli i Komisionit në kompensimin e viktimave të krimit, roli  i Mbrojtësit të viktimave  në realizimin e të drejtës për kompensim, viktimat e dhunës dhe trajtimi i tyre në procesin penal, praktikat e SHBA në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme