Fillon “Java e Sigurisë në Komunitet”, policia me aktivitete nëpër rajone të vendit deri më 14 qershor

18:27 | 5 Qershor 2023
E.H

Ka filluar sot “Java e sigurisë në komunitet” nga Policia e Kosovës ku si qëllim kryesor është promovimi i partneritetit Polici-Qytetar dhe roli i Forumeve të Sigurisë.

Ky aktivitet ka nisur në rajonin e Prishtinës sot, por që do të mbahet edhe në rajone të tjera deri me 14 qershor, transmeton Arbresh.info.

Në njoftim bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka shpërndarë edhe fletushka me përmbajtje vetëdijësuese.

Njoftimi i plotë i PK:

Sot më 5 qershor 2023, Policia e Kosovës, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, në bashkëpunim me autoritetet tjera dhe OSBE-në, në rajonin e Prishtinës ka filluar aktivitetet në kuadër të “javës së sigurisë në komunitet” që si qëllim kryesor i këtyre aktiviteteve është promovimi i partneritetit Polici-Qytetar dhe rolit të Forumeve të Sigurisë.

Gjatë këtij organizimi sot në kryeqytet ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të KLSP-së (Komitetet Lokale për Siguri Publike), zyrtarë policor, nxënës dhe përfaqësues të organizatës rinore-ROR, interesimi i qytetarëve ishte inkurajues dhe në drejtim të Policisë u parashtruan pyetje të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë.

Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të lartcekur u organizua edhe kuizi i diturisë me theks njohuritë në fushat e policimit në bashkësi, siguria në trafik, bullizmi dhe dukuritë tjera negative.
Policia e Kosovës shpërndau edhe fletushka me përmbajtje vetëdijësuese, përderisa nga OSBE u ndanë dhurata.

Java e Sigurisë në Komunitet do të vazhdoj edhe nëpër rajonet tjera të vendit deri më 14 qershor 2023.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme